Lita debat me Boçin: Kërcet fushata jote pozitiviste në Elbasan, fsheh krimin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi u përplas me gazetarin Lavdrim Lita në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me fushatën e tij në bashkinë e Elbasanit.

Sipas Litës, në Elbasan zotërojnë bandat dhe krimi, ndërsa fushata pozitiviste e Boçit duke takuar njerëz duke qeshur, duket sikur po fsheh një problem real të Elbasanit me krimin e organizuar.

Unë nuk jam policia e shtetit. Pse çfarë prisni ju, të dalë kandidati dhe t’i bjerë derës së policisë ‘ka një bandit të fshehur këtu. Detyra e opozitës nuk është kjo që t’i bjerë derës së policisë, kjo është detyra e policisë, e administratës. Unë jam kandidat, takoj qytetarët e mi, jap alternative zgjidhje, unë menaxhoj qytetin jo njerëzit”, u përgjigj Boçi.

Latest articles

Related articles