Detaje të reja nga v*asja misterioze e Joy Ayoko

Pas shoqërimit të 6 personave të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen ende misterioze te kenianes, 22-vjeçarja Joy Ayoko e cila me 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën Pandeli Evangjeli.
Burime nga grupi hetimor thanë se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Ndërkohë që u janë sekuestruar telefonat celuar. Përveç vëllait të Rodin Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos. Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtën me atë të parën ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes. Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjes. Ndonse telefonat janë sekuestruar grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numer kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar, sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen. Ndërkohe një ndër pikëpytjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy-t, dy shoqeve të 22-vjeçares keniane përkthyes i deklaratave ka qene Rodin Barçi. Grupi hetimot ka dyshime të forta se dëshmia e vajzave mund të jetë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.
Ndonse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celular të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Teksa natën e ngjares nga pamjet filmike është parë një person i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është drejtë zbardhjes.

Latest articles

Related articles