Kryetarja aktuale e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, kandidate e PS është kapur në flagrancë nga një audit i thelluar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me abuzime të mëdha financiare që shkojnë në disa milionë euro. Në 10 faqe Përmbledhje të shkurtuar dokumentohen të gjitha shkeljet e rënda të kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe drejtorëve të bashkisë, të cilët rrezikojnë të përballen shumë shpejt me drejtësinë.
Faktor.al vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin zyrtar të KLSH, në të cilën shkruhet e zeza mbi të bardhë, aferat financiare të bashkisë Lushnje.