Mashtronte të huajt me kriptovaluta, lihet në burg 30-vjeçari. Zbardhet skema e grupit kriminal

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar Jusel Mici pasi mashtronte shtetas të huaj të investonin në kriptovaluta duke iu premtuar atyre përfitim të menjëhershëm ekonomik.

Policia ka arrestuar të riun pasi kërkohej për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuaruar kriminal.

Ndërkaq, gjykata ka caktuar masën arrest me burg ndaj 30-vjeçarit Jusel Mici.

“Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas skemës së zbardhur nga policia 30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest articles

Related articles