A duhet ta pimë ujin që na vjen në rubinet? Veliaj: Përgjegjësi e qytetarëve!


Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se cilësia e ujit që shkon në rubinetet e qytetarëve është përgjegjësi e administratorëve të pallateve. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Review”, Erion Veliaj tha se “fajtorë” janë administratorët e pallateve. Sipas tij, ka njerëz të përgjegjshëm, që i ndërrojnë filtrat e depozitave dhe njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kryejnë detyrën.

“Kjo varet shumë nga lagjja dhe administratori që ka atë depozitë. Në disa pallate kjo punë bëhet shumë mirë, në disa pallate të tjera një administratori është komplet neglizhent dhe nuk i ndërron filtrat. Bashkia e Tiranës ka një kontratë ta sjellë deri tek dera e pallatit, nga ai moment është përgjegjësi e administratorit. Sot në 3 mijë nga 5 mijë pallate kemi administrator, tani sfida është të bëhen të gjithë të përgjegjshëm. Kjo ndodhe në çdo vend të botës,”- tha Veliaj.

Latest articles

Related articles