Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Bejko takim me përfaqësues të bizneseve: Përgjysmojmë disa taksa!

Heqja e taksës së infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset si dhe përgjysmin i të gjithave taksave vendore. Këto ishin premtimet e kandidatit të Partisë demokratike për bashkinë e Tiranës Roland Bejko, gjatë një takimi me bizneset.

Roland Bejko: “Politikat tona dihen, nuk janë sekret, ne jemi për politika të tilla të zhvillimit me më pak taksa. Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojmë lehtësi fiskale dhe do të provojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë duke përdorur panele diellore, instalime cilësore nëpër godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektronike dhe të gjitha format smart working.”

Një tjetër plan i Bejkos është edhe bashkëpunimi bashki-biznes.

Roland Bejko: “Qëllimi është jo ta ndjekim biznesin dhe ta gjobisim, por ta ndihmojmë që të mos gabojë. Nëse arrimë të krijojmë këtë lloj komunikimi edhe biznesi do ndihet më i relaksuar, do ketë më shumë besim dhe do kërkojë të bashkëpunojë me bashkinë.”Plani i kandidatit të opozitës synon zhvillimin e bizneseve, turizmit dhe agrokulturës në zonat rurale, ku sipas Bejkos kanë rëndësi thelbësore për zhvillimin e kryeqytetit.

Latest articles

Related articles