Çfarë i keni për Tiranës?

Nga Ola Xama

Mos kesh teater, mos kesh kinema, koncertet te zhvillohen ose privatisht ose me sponsorizime dhe dy te tjere historikisht behen nga RTSH dhe nga Tv Klan. Bibloteka neper lagje nuk ka, ekspozitat shume te rralla dhe shumica mbeshteten nga Galeria e Arteve ose COD ne Kryeministri.

Vjen fundjava dhe thua ku te shkoj? Alternative ke ose restorantin ose jeten e nates me muzike te larte dhe tallava, dhe diku mund te gjesh ne ndonje cep te mbyllur nje vend te kendshem me muzike “rock” dhe te lehte.

Artistet marrin me shume para nga Facebook dhe Instagram si blogere se nga profesioni i tyre. Disa te tjere qe nuk jane investuar ne gracken e fallcitetit te veshjeve dhe videove per shume klikime mezi mbyllin muajin.

Qyteti ka hedhur dhe investuar vetem ne beton dhe asfalt. Nuk ka peme, as natyre ku te frymezohesh. Shqiptaret largohen perdite, talentet e mira nuk e gjejne dot veten dhe nderkaq po iken dhe publiku.

Ne fund fare sheh se si artistet dalin ne rresht per nje dhe thone faleminderit per keto qe ke bere per qytetin tim! Ketu kemi arritur ne piken qe ose duhet te ikim dhe ne qe kemi mbetur, ose te cmendemi dhe te jetojme pa u merzitur me kete teater absurdi qe po luhet cdo dite.

Latest articles

Related articles