Bejko bisedë për sportin me Kapiteni legjendar të bardhebluve, Gent Muçën

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të bashkisë së Tiranës, Roland Bejko, e nisi sot ditën me një kafe mëngjesi me kapitenin e adhuruar të tifozëve të Tiranës. Bejko, siç e ka bërë zakon çdo mëngjes, takon një personalitet të spikatur, në fusha të ndryshme, me të cilin ndan mendime dhe ide për drejtimin e Tiranës. Në profilin e tij Facebook, Roland Bejko ndau sot kafen e mëngjesit me Gentian Muçën.

Kapiteni legjendar i bardhebluve është pjesë e listës së këshillit bashkiak të Partisë Demokratike, ndaj edhe sporti, veçanërisht futbolli dhe skuadra kryeqytetase, përmes zërit të tij do të ketë vëmendjen e merituar pas 14 majit. Kjo është arsye pse i është besuar Muçës një vend i veçantë në listë dhe nga ana tjetër kapiteni i Tiranës është bërë pjesë e ekipit të Roland Bejkos dhe të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 14 majit, si alternativa e vetme progresiste.

Postimi i plotë i Roland Bejkos:

Me kapitenin e ekipit të Tiranës Gentian Muça, nisa takimet e sotme.

Diskutuam për problemet e sportit në Tiranë, dhe mungesën e vëmendjes nga ana e Bashkisë Tiranë në mbështetje të ekipit të futbollit të Tiranës.

Fakti kryesor që kjo bashki nuk e do sportin, është dhënia e terreneve sportive për kulla.

Genti është bashkëdrejtuesi i listës tonë për Këshillin Bashkiak, dhe jam i bindur do të jetë një avokat i fortë i kauzave të lidhura me sportin.

Latest articles

Related articles