Profesori “babysitter” i filozofisë. Historia e veçantë

Nga Sebastian Zonja
______________
Eshte nje skene e lezetshme te “Koncert ne vitin ‘36”.
Kur sheh nje burre te kaloje rruges me lule ne dore, nga nje tavoline aty afer, nje plak “namuzqar” i thote tjetrit: “Allahallah! S’kishim pare burre me lule ne dore!”

Po pedagog, i cili, nderkohe qe jep leksion, mban ne krah femijen e sapolindur te nje studenteje-nene, sepse kjo do te duhet te mbaje shenime, kemi pare?
Allahallah!

Ndodh ne Universitetin hebraik te Jeruzalemit, me pedagogun Sydney Engelberg, i cili jep filozofi.
Profesori ne fjale i lejon nenat-studente, qe kur nuk kane ku ta lene bebin, ta marrin me vete ne klase.

Ne fotot qe jane bere virale ne rrjet, shihet profesor Engelberg duke dhene mesim me nje femije ne krah, me aq natyrshmeri, sikur ta kishte detyre te pandare te tij.

Kur bebi i ndonjeres fillon te qaje dhe studentja behet gati te dale jashte, profesori i del para, ia merr femijen ne krah dhe vazhdon leksionin.

Me keto “sherbime” ndaj femijeve, profesori eshte bere i mirenjohur dhe i kerkuar per intervista nga ana e anes.

Engelbergu shprehet se per te, “shkollim nuk do te thote vetem te mesosh fakte te thata, por edhe vlera”.

Latest articles

Related articles