Një shtetas portugez i shpallur në kërkim si killer i Ardian Nikulaj në Shëngjin

Një portugez është i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është shpallur në kërkim nga policia e Shtetit, urdhër ndalimi është marrë nga Gjykata.

Portugezi dyshohet është larguar jashtë vendit, dhe mësohet se ka përdorur pikën Kufitare të Kapshticës.

Kujtojmë se Ardian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Latest articles

Related articles