Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë të pazakontë shantazhi të dënueshme nga çdo kod penal, kod zgjedhor dhe moral. Ai shkon nëpër qytete dhke deklaruar se, nëse nuk jepni votën për kandidatët e tij, do të përfundoni si një qytet muze pa investime si Shkodra.
Këtë e tha haptazi në Kamzë, Durrës dhe gjetkë. Madje në Kavajë iu tha se do tju bënte stadiumin nëse voton PS, nëse Jo nuk bëhej.
Në këtë rast u çua drejtori i sportit të kryebashkiakut Redjan Krali duke thënë se do t’i jepnin një fitore 70 %, me 30 %.
Shantazhi më jepni votën, tju japim investime nga qeveria me buxhet të taksapaguesve është një krim, një abuzim me pushtetin dhe shpërdorim detyre.
Nuk mund të thuash se do tju lëmë si Shkodra sepse konfirmon që veriu i Shqipërisë është disktiminuar sepse nuk votën për bandën e organizuar të Rilindjes.
Sido që të jetë, Edi Rama na ka mësuar me shkelje flagrante të ligjit dhe e e tejkalon situatën si shejtanbuadalla. I thonë evropianët në raporte progresi se tenderët publikë janë të fiksuar, korruptivë dhe favorizojnë paligjshmërinë; ndërsa ai jep zgjidhjen me inteligjencën artificiale. Kjo në fakt është inteligjenca Kriminale.