Tymi mbuloi Tiranën! Policia: Mori flakë polisteroli në pallatin në ndërtim, punon kompania e ish deputetit të PS

Një pallat në ndërtim u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Shkak u bë polisteroli.

“Te “Bulevardi i Ri” ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale” thotë policia. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një objekt që po ndërtohet nga kompania e ish-deputetit të PS, Sadri Abazi.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles