Ambasadorja e BE: Informaliteti, korrupsioni dhe mungesa e transparencës mbeten sfida për Shqipërinë

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann, në forumin Klima e Biznesit deklaroi se informaliteti, korrupsioni dhe mungesa e transparencës mbeten sfida për Shqipërinë, sipas perceptimit të investitorëve në vendin tonë, pavarësisht hapave përpara.

“Investitorët tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbeten si psh si do të trajtohet informaliteti, çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurencës së drejtë si dhe promovimi i procedurave transparente të prokurimit publik, parashikueshmëria ligjore, zbatimi i ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykatë, as certifikata të paqarta pronësie.”

Përfaqësuesja e Brukselit tha se zgjidhja e këtyre këtyre problematikave do të ndikojë dhe në ndaljen e fenomenit të largimit të shqiptarëve.

“Zgjidhja e këtyre çështjeve do të krijojë vende pune dhe do të sjellë më shumë investime si dhe do të heqë pak trysninë që sjell rrjedhja e trurit.”

Përballë shqetësimeve, kryeministri Edi Rama paralajmëroi atë që quajti revolucion në sistemin e prokurimeve, ku për të zhdukur korrupsionn do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale.

“Do të mbarojë shumë shpejt historia ke vulën nuk ke vulën, e thave vulën dhe shko rifreskoje, mungon kjo letra këtu, këtu ke një deklaratë të vjetër. E dimë shumë mirë çfarë tmerri janë për këtë proces. Do të zbrazet e gjitha totalisht sepse çdo të dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe çdo vlerësim që do të bëhet për kompanitë do ta bëjë Inteligjenca Artificiale.”

Kreu i qeverisë theksoi angazhimin për rritjen e pagave dhe luftën për krahun e kundër abuzimit me punëtorë siç e cilëson ai.

“Një luftë për krahun e punë që ne me patjetër duhet ta përballojmë.”

Forumi në fund do të dalë me rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Latest articles

Related articles