– Kryeministri Edi Rama është rikthyer në fushatën zgjedhore për ’14 Maj’. Pak ditë pasi iu nënshtrua operacionit për heqjen e apandesitit, Rama qëndroi disa ditë larg mitingjeve mirëpo sot është rikthyer në punë.
Nga Kamza, Rama krahasoi Metën dhe Berishën me apendisitin, duke thënë se duhet hequr në 14 Maj, për të mos u kthyer më mbrapa.
“Kemi një apendicit për të hequr që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat që nuk po I përmend mos të prishim kënaqësinë e kësaj feste gjelbër. Duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe I thash do të shkoj të Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës “Rilindje”.