Mjeku psikiatër në fushatën e PD| Demi: Ekspozim politik jo partiak. “Vrasja e babait” ka ndodhur

Mjeku psikiatër Neli Demi foli në emisionin “Arnautistan” pas fjalimit të mbajtur prej tij në fushatën hapëse të Partisë Demokratike në Tiranë. Demi tha se ishte një ekspozim politik dhe jo partiak.

Duke folur mbi konceptin e “vrasjes së babait” Demi është i mendimit se diçka e tillë ka ndodhur në PD.

Ai shtoi se ka një ndarje përfundimtare, pavarësisht viktimave apo numrave të kësaj ndarje.

Unë mendoj që ka ndodhur (vrasja e babait), ka një ndarje përfundimtare, pavarësisht viktimave, pavarësisht numrave të kësaj ndarje. Unë mendoj se ka një ndarje përfundimtare. Pavarësisht se ka pasur përpjekje të mëparshme të cilat kanë rezultuar të dështuara, por kam përshtypje se në këtë moment ishin pjekur mjaftueshëm kushtet, sigurisht pati edhe një shtysë ndërkombëtare. Ishte krijuar një masë kritike personash që e mbështesnin këtë gjë. Kur them masë kritike nuk them domosdoshmërisht shumica. Kam marrë reagime nga njerëz të afërm dhe familjarë që e mbështesin këtë gjë. Ata kanë qenë në kontakt me mendimet dhe reagimet e mia në të përdidtshmen time dhe s’ishte ndonjë surprizë. Gjithmonë jam fshehur pas nevojës së mos ekspozimit për shkak të profesionit. Një ekspozim politik nuk është një ekspozim partiak. Edhe prezenca ime në atë forum nuk ishte partiake. Nuk e kam kërkuar me këmbëngulje të madhe këtë lloj ekspozimi, apo këtë lloj pranie. Kam pasur disa reagime në rrjetet sociale që kanë rënë në veshin e personave që mund të jenë të interesuar dhe janë të interesuar për një mendësi të tillë. Mu kërkua që të jem pjesë e hapjes së kësaj fushate, pa asnjë pretendim për të qenë në një rol të caktuar në të ardhmen. Është një grup njerëzish të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që presin diçka që mund t’i afrojë në politikë, politikbërje, aktivizëm”.

Latest articles

Related articles