Radhë të gjata në portin e Durrësit, Drejtori në Fushatën e PS. Ja çfarë e bllokoi punën në port


Radhë të gjata janë shënuar në portin e Durrësit, pasi prej disa orësh nuk ka internet. Për këtë arsye nuk ka qenë e mundur që të realizohet përpunimi i pasagjerëve që kanë ardhur sot me 2 tragete nga porti i Barit dhe një nga Ankona.

Një varg i gjatë automjetesh ka qenë në pritje në sheshin e tragteve, në të cilin gjendeshin edhe shumë turistë që kanë ardhur për të vizituar vendin tonë.

Nuk dihet arsyeja se përse policia kufitare në port ka vendosur që të krijojë këtë radhë të gjatë, duke pasur parasysh se në raste të tjera është vepruar duke rregjistruar manualisht udhëtarët në regjistrat e dikurshëm.

Latest articles

Related articles