Marshallah! Ke Belo Tunelo o Doktor?!

Politikanet e mire kane talentin te shohin ura (bashkepunimi) edhe atje ku nuk ka.

Por Doktori eshte ndryshe, ai ne vend te urave preferon tunelet.

Doktori ne fakt do te mbahet mend gjate per tynelet me te cilet kerkonte dhe kerkon te gezoje militantet e tij qeflinj:
Tyneli i Kukesit te cilin ja hapi Basha.
Tyneli i Elbasanit te cilin ja hapi Olldashi.
Tani tyneli i sheshit Skenderbej, ose Belo Tunelo.

Po pse kjo deshire e madhe e Doktorit per tynele?
Nuk kuptohet. Kjo gje meriton te analizohet nga nje ekspert Frojdian.

Gjithsesi, kesaj nuk ka duhet t’i japim ndonje rendesi te madhe. Jane gjera personale te tij.

Per momentin e rendesishme eshte gara per Bashkine. Nga eksperienca dime qe tynelet nuk i kane sjellur fat Doktorit, benjamineve te doktorit dhe fateve te PDse.

Me tynelin e Kukesit, Doktori humbi Kukesin, humbi me pas zgjedhjet, te cilat i arnoi me LSIne, e ne fund humbi dhe Bashen.

Me tynelin e Elbasanit humbi Elbasanin, Shqiperine dhe shenoi fatin e njerit prej benjamineve te tij politike.

Po Belo Tynelo cfare do sjelle?

Fitore te PL ne Tirane?
Fitore te kandidatit Kellici?
Apo dicka tjeter …

Ne fakt, sado i forte te jete kandidati Kellici, me ligjet zgjedhore te miratuara nga Doktori, ai ka vetem mundesi humbjeje perpara. Erion Veliajt i mjafton vetem nje vote plus per te fituar zgjedhjet, pa limite minimale te votave apo pjesmarresve.

Pra nje vote. Vota e Roland Bejkos. Qytetarit dinjitoz te Tiranes, i cili nuk e perkrah tynelokracine e Doktorit, se del hapur, ne drite te diellit. Edhe kur ne drite te diellit, militantet e Doktorit e rrahin barabarisht.

Doktori, pertej tyneleve, deshiron dhe rrahjen, si mjet per te sunduar. Ne disa raste i ka ecur, sepse shume te rrahur jane aty sot, perkrah tij. Por me qytetarin e Tiranes Roland Bejko nuk i ecen.

Prandaj dhe kandidatit Kellici, sot i mungon ajo vote qe mund ta shpalle fitues te Tiranes, sepse Doktori nuk di te permbahet, por do vec tynele e rrahje.

Nese vertete kandidati Kellici deshiron te fitoje, ai duhet qe sot te braktise tynelet e rrahjet e Doktorit, por te ndertoje ura bashkepunimi me Partine Demokratike, me qytetarin e Tiranes Roland Bejko, per t’ja marre Bashkine Tirane te majteve.

Sot kandidati Kellici duhet te binde Doktorin t’i kerkoje falje te ndjere publike qytetarit te Tiranes Roland Bejko. E nese nuk e ben Doktori, atehere duhet ta beje kandidati Kellici.

Mjaft me me Belo Tynelo, sot duhen ura (bashkepunimi), per qytetaret e Tiranes dhe vlerat e te djathtes konservatore.

Latest articles

Related articles