E akuzuan se shiti votën tek Veliaj, reagon ashpër Erion Kristo

Nga Erion Kristo, aktivist

Ne kete bote mjerane qe kemi ngritur, ku njerezit shesin gjithcka, ju mendoni se funksionon per te gjithe i njejti parim. 20 vjet i sherbeva publikut. Misioni im mbaroi. Tjeter gje kam thene aty. Tjeter gje lexoni. Tjeter gje kuptoni. Tjeter gje thoni. Nese Tirana behet me muze, me teater, me stadium, e plot premtime te tjera, i takon vota. Kaq kam thene. Kurse ju thoni u shit. Medemek keni ju lufte me te, duhet te kem dhe une. E urreni ju, duhet ta urrej dhe une. Shiteni ju, duhet te jem i shitur dhe une. Po harroni, se ishte LSI qe e solli ne pushtet. Ishte PD qe ja dhuroi pushtetin. Nuk e di, pse ju ketu, qe komentoni, me dukeni te shitur? Nese keni guxim, thuajani ne sy krereve te koalicionit te fitores se humbjes: jeni ju te shitur! Kjo pergjigje vetem nga respekti i madh i Lolites ne vite. Ju te tjeret, jeni te lire ta festoni diten e Bajramit, si ta mendoni me mire. Nese ju ben te ndiheni mire, shfryni sa te mundni. Nuk keni ndryshim nga patronazhistet. Thjesht skeni per ta pare kurre pushtetin.

Latest articles

Related articles