Berisha: Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u kërkonte prokurorëve të SPAK arrestimin tim

Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve arrestimin e tij. I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se edhe vetë prokurorët do të kishin dashur ta bënin me shumë kënaqësi këtë gjë, por nuk kishin prova.

“Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata,”- tha Berisha këtë të Premte në një emisionin televiziv.

Latest articles

Related articles