Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku mes të tjerave foli edhe për çështjen e vendosjes së emrit të kryetarit të koalicionit në fletën e votimit.
Ai tha se problemI nuk është te vendosja e emrit të një prej kryetarëve të partive të cilat janë bashkuar në koalicionin “Bashkë fitojmë”, sipas tij problemI është se KQZ ka shkelur kodin zgjedhor që në fillim duke i detyruar të ankimojnë në KAS, në mënyrë që të regjistroheshin për zgjedhjet.
“Shkresa e parë e dërguar për regjistrimin e këtij koalicioni është dërguar nga zoti Metaj dhe është që partia udhëheq koalicionin është Partia e Lirisë, me kryetar zotin Ilir Metaj. KQZ-ja duhet ta kishte vendosur. Në vend që ne të diskutojmë pse jemi në këtë shkelje të kodit zgjedhor ne analizojmë se pse KAS-i e rrëzoi këtë shkelje.
Kemi 32 vite që nuk kemi qenë në një situatë të tillë, që koalicionet zgjedhore tentojnë të fshehin emrin. Opinionin publik duhet ta shqetësoj se përse nuk u dashka të jetë emri i zotit Metaj. Ajo që duhet të na shqetësoj është se cila është arsyeja që kreu i KQZ zoti Celibashi ka shkelur kodin zgjedhor. KQZ-ja bëri disa lëvizje, tentoi të mos na regjistronte fare. Zoti Celibashi ka bërë disa tentative, na detyroi të ankimonim në KAS që të regjistroheshim”,-tha Lefter Gështenja.