Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e Korporatës Energjetike, Nagip Krasniqin, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, Ushtrimi i ndikimit’’ si dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’.
“Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit policor, janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin si dhe pajisje elektronike.