Akuzat e Berishës, Pjerin Ndreu reagon: Nuk ka lidhje me ezekutimin e Nikulaj

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës dhe kryebashkiaku aktual, Pjerin Ndreu i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili e akuzoi se kishte gisht në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në një reagim, Ndreu shkruan se e konsideron të neveritshme këtë akuzë. Ai i quan faqezinj të gjithë ata që e kanë përfshirë në këtë ngjarje dhe shton se e kanë bërë këtë retorikë, vetëm për vota.

‘Qe politika e Sali Berishes eshte me gjak, kjo dihet tashme, por qe te shkoje deri ne kete pike sme kishte shku mendja! Te sugjeruar nga politika lokale opozitare qe do te perfitoje politikisht ne kurrizin e nje ngjarje tragjike, morali ka preke fundin! Ndjej neveri per keto funderrina qe prodhojne keto lajme palacosh, me argument te paverteta dhe me deduksione kriminale vetem per nje grusht vota! Kaq per keto faqezinj!’- shkruan Ndreu.

Latest articles

Related articles