Vendet skandinave akuza Rusisë: Ka anije spiune në Detin e Veriut, synon sabotimin e kabllove të komunikimit

Rusia ka një program për të sabotuar turbinat e erës dhe kabllot e komunikimit në Detin e Veriut. Akuzat vijnë vijnë nga një hetim të përbashkët nga transmetuesit publikë në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Sipas tyre, Rusia ka një flotë anijesh të maskuara si anije peshkimi dhe anije kërkimore në Detin e Veriut dhe se ata mbajnë pajisje mbikëqyrjeje nënujore dhe po hartojnë vendet kryesore për sabotim të mundshëm.

Sipas një oficeri danez të kundërzbulimit, planet e sabotimit po përgatiten në rast të një konflikti të plotë me Perëndimin, ndërsa kreu i inteligjencës norvegjeze u tha transmetuesve se programi konsiderohej shumë i rëndësishëm për Rusinë dhe kontrollohej drejtpërdrejt nga Moska.

Transmetuesit thonë se kanë analizuar komunikimet e përgjuara ruse të cilat tregojnë të ashtuquajturat anije fantazmë që lundrojnë në ujërat nordike, ndërsa kanë fikur transmetuesit në mënyrë që të mos zbulojnë vendndodhjet e tyre.

Raporti fokusohet në një anije ruse të quajtur Admiral Vladimirsky. Zyrtarisht, kjo është një anije ekspedite Oqeanografike, ose anije kërkimore nënujore, por raporti pretendon se në fakt bëhet fjalë për një anije spiune ruse.

Dokumentari përdor një ish-ekspert anonim të Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar për të gjurmuar lëvizjet e anijes në afërsi të shtatë “fermave” me turbina ere në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës në një mision. Ai thotë se anija ngadalësohet kur i afrohet zonave ku ka turbina ere, teksa shton se ka lundruar për një muaj me transmetuesin e fikur.

Kur një reporter iu afrua anijes me një varkë të vogël, ai u përball me një individ të maskuar që mbante atë që dukej të ishte një pushkë sulmi ushtarak.

Zbulimi i vendeve të ndjeshme nuk është i pazakontë dhe vendet perëndimore ka të ngjarë të kryejnë aktivitete të ngjashme kundër Rusisë. Synimi ka të ngjarë të ketë një sërë opsionesh në dispozicion nëse një konflikt përshkallëzohet.

Një opsion mund të jetë dëmtimi i komunikimeve ose rrëzimi i sistemeve energjetike të vendeve për të shkaktuar kaos.

Deri më tani, provat e sabotimit aktual janë të kufizuara./ BBC

Latest articles

Related articles