Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një party me pizhama për banorët, të cilët janë argëtuar shumë me lojëra të ndryshme. Në dhomën e ndjenjës ishte e vendosur një rulotë, në të cilën ishin disa dënime mjaft pikante. Nëse banorët vendosnin që të mos bënin dënimin që iu binte, atëherë do të pinin shots.
Një ndër dënimet që i ra Kiarës ishte që të puthte në buzë një banor në të djathtën e saj. Ajo kishte në krah Kristin dhe Luizin.
Moderatorja sigurisht që shkoi dhe puthi Luizin, por dhe Kristi u tregua i gatshëm.
“Isha unë në fakt”, i tha ai.