Veliaj, tender “ndërtimi” 530 milion lekë për çerdhen që ekziston

Kryebashkiaku Erion Veliaj firmos kontratën 530 milionë lekë në favor të fituesit të një tenderi pa garë. Nuk mjafton që projekti është i shtrenjtë, sikur do të ndërtohet objekti nga e para, por tenderi skuqet nga shkeljet. Në fakt do të duhej thjesht një meremetim i godinës, por tenderi bëhet për “ndërtim”, kur çerdhja ekziston. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim kopsht dhe çerdhe e integruar Nr.50”.Në fakt në foton më poshtë tregohet se ky kopsht ekziston si një godinë dykatëshe në kushte shumë të mira.

Kjo foto është publikuar në vetë faqen e Bashkisë së Tiranës. Pra, mjafton që t’i shtohet ndonjë kat tjetër ose të rikonstruktohet, nëse është e nevojshme. Por këto punime nuk do të kërkonin 530 milionë lekë. Këtë fond të madh e fiton kompani ndërtuese për vetëm 6 muaj punë! Veliaj do bënte mirë të shtonte edhe një kopsht tjetër publik, se sa të përdor paratë për të pasuruar kompanitë e privilegjuara.

Por ka edhe një problem tjetër. Pasi tani jemi në mes sezoni dhe transportimi i fëmijëve në ambiente të tjera mund të sjellë shqetësim tek familjet. Aktualisht kjo godinë është duke funksionuar si çerdhe dhe kopsht, çka do të thotë se në të ndodhen edhe fëmijë poshtë moshës 5-vjeç.

Shkeljet në prokurim
Kemi të bëjmë me një abuzim të hapur të krybashkiakut Veliaj, që tregohet nga vetë dokumentet e tenderit. Ky prokurim ka marrë “Red Flag” nga monitoruesi Open Data Albania për shkak se fituesi është shpallur sipas dëshirës së kryebashkiakut, pa garë fare. Në dokumente shihet se për këtë tender kanë paraqitur oferta jo pak, por 13 firma. Ç’ndodhi me 12 të tjerat? Lali Eri i ka skualifikuar edhe ofertat më të lira. Komisioni i tenderit i ka hequr nga gara pasi “nuk kanë dorëzuar formularin me objektet që u duhen për punime”.Sipas ligjit, në këto raste, pas verifikimit në fazën e parë, AK duhet të vërë në dijeni kompanitë për mangësitë në dokumentacione dhe t’iu lërë një afat për t’i rikuperuar.

Latest articles

Related articles