Në Serbi rriten tarifat e autostradave me pagesë

Tarifa në Serbi rritet me 14 për qind që nga 1 prilli. Pas fundit të muajit mars, çmimi për kalimin e rrugës Beograd – Preshevë për në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për vetura do të jetë 1690 dinarë serb (rreth 14 euro). Nga Beogradi në Caribrod në kufirin bullgar – do të paguhen 1490 dinarë (12.5 euro). Shfrytëzimi i rrugës nga Presheva për në Caribrod do të jetë 1180 dinarë (10 euro). Nga Beogradi në Shid në Kroaci taksa është 480 dinarë (4 euro). Nga Beogradi në Suboticë deri në kufirin me Hungarinë do të kushtojë 720 dinarë (6 euro). Nga kryeqyteti deri në qytetin qendror serb Çaçak, rruga do të kushtojë 530 dinarë (4.5 euro). Për përdoruesit e tarifës elektronike (ENP), ka një zbritje prej 6 për qind në çmimet e përditësuara, transmeton Tanjug.

Latest articles

Related articles