Telefonuesi nga Shkodra: Gruaja më ka falur tradhtinë, 70% e çifteve shkodrane kanë tradhtuar

Një telefonues nga Shkodra ka treguar se ka tradhtuar por bashkëshortja e tij e ka falur. Në telefonatën e mëngjesit në Klan ku diskutohej për tradhtinë në çift, telefonuesi tregoi se tani ka familje të shëndetshme pasi e fali bashkëshortja.

“E kam përjetuar vetë një temë të atillë përsa i përket tradhtisë dhe unë them se gjithmonë e ka një mundësi të dytë përsa i përket një marrëdhënie në një çift ku brenda në këtë çift ka dhe fëmijë dhe ka familje të shëndetshme deri te pika e tradhtisë. Unë e kam përjetuar, unë jam shkaku që kam krijuar tradhtinë, dhe bashkëshortja deri diku ma ka fal dhe vazhdojmë dhe kemi një familje të shëndetshme. Gjithmonë bëhet fjalë kur tradhtia nuk përsëritet. Ma ka kujtuar në biseda e sipër por në biseda të qeta jo në biseda në nerva e sipër”.

Telefonuesi, i cili me profesion është elektriçist, pretendon se sipas tij 70% e çifteve në Shkodër e kanë kaluar të paktën një herë tradhtinë.

“Unë kam një pozicion pune që njoh shumë shtëpi. Dhe e shoh shumë mirë sa i përket anën e mentalitetit të tradhtisë dhe anën e jetës që bëhet në Shkodër. Të paktën, në Shkodër 70% e çifteve të shëndetshme, të pashëndetshme të gjithë e kanë kaluar tradhtinë të paktën një herë”.

Latest articles

Related articles