Në pranga stilisti i VIP-ave Valdrin Sahiti, u kap me drogë në aeroportin e Stambollit


Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilistin e njohur kosovar Valdrin Sahitin.

Sipas mediave vendase mësohet se arrestimi i Sahitit ka ardhur pasi është kapur me drogë.

Ai dyshohet për veprën penale “blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë”.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar dhe ndodhet në burg në Turqi.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte paisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Latest articles

Related articles