Kiara Tito debaton ashpër me Kristin: Çfarë presidenti je ti kur nuk di as të flasësh…

Shtëpia e BBV, për javët që kanë mbetur ka vendosur të ketë në krye një qeveri, në mënyrë që të menaxhojë gjithçka ndodh brenda shtëpisë dhe me rregulla të rrepta.

Luizi, në rolin e Kryeministrit, Elvisi në rolin e ministrit të Jashtëm dhe Qetsori në rolin e ministrit të Brendshëm diskutuan për ligjet që do vendosen në “Big Brother Vip”.

Kristi është zgjedhur presidenti i shtëpisë së “Big brother”. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila ka pasur një debat me Kristin.

Pjesë nga debati

Kiara: Je i paedukatë, të bëra një pyetje nuk më ktheve përgjigje, nuk thua as ‘Mirëmëngjes’ as ‘Natën e mirë’, ti duhet të jesh popullor, të flasësh më popullin.
Kristi: Presidenti nuk ka nevojë për edukatë, mua nuk më zgjodhi populli i Big Borther
Kiara: Uroj të shkarkohesh shumë shpejt. Ti nuk dëgjon.
Kristi: O zotëri o zotëri..
Kiara: Ti nuk di as të flasësh

Latest articles

Related articles