Bejko: Sali Berishës i kushton 5 mijë euro një takim elektoral. Me çfarë parash e zhvillon ai fushatën që ka nisur 1 vit e gjysmë më parë?
Roland Bejko: Sali Berishës i kushton 5 mijë euro një takim elektoral. Me çfarë parash e zhvillon ai fushatën që ka nisur 1 vit e gjysmë më parë?
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i shoqëruar nga deputetët demokratë, Kreshnik Çollaku dhe Lefter Gështenja, zhvilloi takimin e radhës me demokratët e njësisë numër 7 të kryeqytetit:
Pjesë nga fjala e kandidatit Roland Bejko, me demokratët e njësisë numër 7 të Tiranës:
“Qëndrimi juaj, është gati një qëndrim heroik. Heroik sepse nuk qëndroi askush nga ne për interesa personalë. Nëse ju do të kishit bërë kalkulime dhe do të ndiqnit leverdinë personale, ndoshta do të kishit ndjekur turmën”.
“Fakti është se edhe ata që ndoqën nga pas Sali Berishën, i cili u fut mes nesh dhe përçau partinë në disa pjesë, nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse janë një numër aty, në formacionin e tij të quajtur Foltore apo pa emër, i futur në koalicion me Ilir Metën.”
“Në këto kushte, secili nga ju është një individualitet, është një personalitet. Kjo na ka bërë të kuptojmë se dinjiteti qenka shumë më i rëndësishëm sesa interesi i momentit. Kështu përballë meje kam njerëz dinjitozë, njerëz që sistemi i analizës iu punon në tru, dinë të bëjnë vlerësimin kush është e mira dhe kush është e keqja. Të dallojnë çfarë është e partisë dhe çfarë është mbi partinë dhe me tej, çfarë është e Shqipërisë”.
“Pse e them këtë të fundit? E them, sepse debati nuk është thjesht se kush do të jetë kryetari. Por është më i thellë sesa kaq. Debati që ne kemi bërë të gjithë ka qenë nëse Partia Demokratike do të shuhet apo do të ekzistojë. Partia Demokratike do të hipotekohet në hipotekën personale të një individi, që e ka emrin Sali Berisha, dhe do të futet në hipotekën familjare të tij, apo do të jetë një Parti Demokratike e tillë, ku çdo anëtar i saj, që nga ’90 dhe deri më sot, të kenë aksionin e vet. Demokracinë e bëjnë shoqëritë anonime, nuk e bën një subjekt individual, qoftë ky juridik, apo person fizik”.
“Në rastin konkret demokratët e zgjodhën rrugën e tyre, sepse menduan edhe më shumë sesa kaq. Demokratët menduan se Partia Demokratike përfaqëson gjithçka, përfaqëson madje shumëçka, përfaqëson vlerat euroatlantike, vokacionin euroatlantik me të cilin ne krijuam Partinë Demokratike në ‘90, dhe për të cilën shqiptarët besuan te këto vlera, dhe menduan se shumë shpejt Shqipëria do të futet në Europë. Jo vetëm që nuk e bëmë si gjithë Europa, por shihni se ku e kemi katandisur”.
“Përfundimisht jemi në duart e tri vetëve, është Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Të tjerët janë thjesht derivatë të tyre, të punësuarit e tyre, çirakët e tyre. Dhe një nga arsyet pse pranova të futem në fushatë ishte edhe kjo: sepse fushatën do ta bëjnë më të lehtë këta që kanë zaptuar politikën, oligarkët politikë, oligarkët ekonomikë, të cilët me krimin e organizuar e lanë bërë Tiranën të pabanueshme për qytetarët e thjeshtë”.
“Qytetarëve sot bashkia e Tiranës shkon dhe u merr pronën, për të ndërtuar kulla. Qytetarët nuk ndërtojnë dot një ëndërr, një projekt për një jetë të re. Një çifti të ri sot në Tiranë do t’i duhet të punojë katër jetë që të arrijë të blejë një apartament, për shkak të nivelit të çmimeve që kanë vendosur oligarkët ekonomike dhe politikë.”
“Shqipërinë duhet ta ndihmojmë nëpërmjet partisë. Që ta ndihmojmë Shqipërinë, duhet që partinë ta bëjmë demokratike. Që kjo parti të mos shuhet dhe të mos hipotekohet në regjistrin personal të Sali Berishës, që vlerat tona, parimet tona, besimin që kemi mbi pronën, besimi që kemi në Zot, besimi që kemi te morali, vlera të cilat mbajnë familjet shqiptare në këmbë, të mos shuhet”.
“Të mos humbasim identitetin tonë politik, identitetin tonë personal. Prandaj nuk çuditem që gjen shumë njerëz dhe shumë demokratë kudo që shkoj, pavarësisht se në media, në studio televizive vazhdimisht thuhet, hë mos se dy vetë janë ata. Është Lula Brava dhe Alibasha. Asnjë tjetër nuk ekziston për ta. Dhe më këtë lloj fodullëku, me këtë lloj kapërdisje, që nuk është e paqëllimtë, e përcjellin këtë mesazh, duke u mbështetur nga kush, nga mediat e Edi Ramës. Me paratë e kujt? Me paratë e oligarëkeve. ”
“Një takim që zhvillon sot Sali Berisha i kushton 5 mijë euro. Kanë zhvilluar deri tani 13 takime për prezantim kandidatësh, të paktën nga ato që kanë sot nga shtypi. Kanë shpenzuar rreth 60 mijë euro. Imagjinoni se sa kohë ka ai, një vit e gjysmë që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Me çfarë parash, ku i gjen ai këto shpenzime marramendëse, si e mban gjithë atë ushtri me vete etj. Këto janë paratë që i kanë vjedhur te shqiptarët, janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, ose janë paratë e krimit të organizuar, ose janë paratë e oligarkëve”.
“Për të trija këto është akuzuar ai, ngaqë është shpallur non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtor me krimin e organizuar. Amerikanët e akuzuan si njeri që pengonte demokracinë, për korrupsion të qenësishëm, shqiptarët e kanë refuzuar si lider. I dhanë 1 milion votë kundër në vitin 2013, dhe sot në të gjitha sondazhet, janë mbi 70 për qind e shqiptarëve të cilët e refuzojnë, nuk e pranojnë më. Të vetmit që i shkojnë nga pas janë militantët të cilët i gënjeu, dhe u thotë hajdeni me mua se, për 6 muaj do të rrëzoj Edi Ramën