Gazetari, Lavdrim Lita, i ftuar në “Ora e Betit” komentoi vizitën në Tiranë të të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lita: Escobar ka ardhur për mbarëvajtjen zgjedhore sepse është në tagrin e tij të bëjë vizita para nisjes së procesit zgjedhor. Nuk mund të vinte më vonë se do ishte ndërhyrje në zgjedhje. Mesazhet janë ato që ka deklaruar Kim, mospërfshirja e elementëve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor, mospërdorimin e infrastrukturës shtetërore në fushatën zgjedhore, për PD ka pasur një specifikë qëndrimi i palëkundur për non gratat. Fotot që u shfaqën nga Ambasada tregojnë se ishte serioz në tryezën e diskutimeve.Ilir Meta funksionon si ministër i jashtëm i opozitës, ministër i Jashtëm i Berishës. Merr dhe jep mesazhe me amerikanët për shkak të përcaktimit non grata të Berishës si nga SHBA dhe Britania e Madhe.