Black Hawk së shpejti në Shqipëri, hapet tenderi prej 3.8 mln eurosh për ndërtimin e hangarit

Shumë shpejt ushtria shqiptare, do të ketë në përdorim helikopterin e famshëm Black Hawk UH/HH-60, i cili është një helikopter transportues taktik për ushtrinë, që ofron sulme ajror, mbështetje të përgjithshme, evakuim aeromjekësor, komandim, kontroll, si dhe mbështetje për operacione speciale luftarake.

Pak muaj më parë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri të ditur se në vjeshtën e vitit 2023, në vendin tonë do të mbërrijnë dy helikopterët e parë, të cilët janë kontraktuar, paguar, ndërkohë që është bërë kërkesa edhe për 4 të tjerë.

Nisur nga ky fakt, ministria e Mbrojtjes ka hapur e procedurat e prokurimit për ndërtimin e një hangari të ri në Farkë për strehimin e helikopterëve UH/HH-60 Black Hawk që pritet të mbërrijnë në vjeshtë nga SHBA.

Fondi limit është 407 milionë lekë, ose rreth 3.8 milionë euro. Afati për dorëzimin e ofertave mbyllet në fund të muajit dhe në maj pritet të shpallet fituesi për të ndërtuar hangarin.

Latest articles

Related articles