Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në emisionin “Top Story” se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se për 4 vite sa ishin bashkë kjo çështjen nuk u përmend nga LSI, por prishja e paktit mes dy partive e ktheu në një çështje. Po ashtu, ai tha se ka ndikuar dhe prishja e marrëdhënieve LSI-Lefter Koka.
“Në 2013 Shqipëria ka pasur një strategji për mbledhjen e mbetjeve, kur ka ardh PS-ja në qeverisje. Biznesi i riciklimit në Shqipëri asokohe u nxit vërtet, kishte nis diçka, kur merr vendimet qeveria orientohet edhe biznesi. Nga ky moment e deri tek vendimi për të ndërtuar e për të shkuar te strategjia për ricenerim, askush nuk ka ditur asgjë. Ne për inceneratorët kemi filluar të flasim në 2019-2020. Qeveria e asaj kohe ka marre një vendim për të anuluar një ligj në fuqi, ky vendim i takonte qeverisë ta sqaronte me detaje se nuk është turp të sqarohet por nuk u bë kurrë. Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun. Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione. PS dhe LSI kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun. Së pari prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. Nuk iu dha zë gjatë 4 viteve që ata ishin bashkë. E Dyta është prishja e paktit LSI-Lefter Koka. Dhe e treta e është krisja tregtare. Krejt pa pritur aleatët u bënë armiq. Po ashtu, është edhe sjellja e drejtësisë për këtë çështje., e cilë është thjesht si urgjenca që trajton një simptomë të radhës por nuk e shëron sëmundjen totalisht merret me një denoncim dhe hajde arrestojmë disa njerëz.” -u shpreh Manjani