Lita: Ilir Meta, ministri i Jashtëm i Berishës që komunikon me SHBA, pas Non Gratës

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se në gjykimin e tij Ilir Meta është ministri i Jashtëm i Berishës.

Në fakt në këtë lojë, Berisha ka një as nën mëngë që ishte ministri i tij i Jashtëm. Për mendimin tim është Ilir Meta. Ministri i Jashtëm i Sali Berishës që komunikon me amerikanët me mesazhe të nënkuptuara apo merr mesazhe të nënkuptuara, ai i merr përmes Ilir Metës dhe takimi me Escobar-in i zotit Meta nuk do të jetë më shumë për zotin Meta sesa për zotin Berisha,” – u shpreh Lita.

Sipas tij konflikti dhe reputacioni i SHBA-së në Shqipëri ka kaluar në një nivel tjetër. Gazetari shtoi se edhe nëse nuk fitojnë në këto zgjedhje, argumenti i Berishës do të jetë “i kishim të gjithë kundër”, referuar këtu ndër të tjera, marrëdhënieve me Amerikën.

Sipas Litës, Berisha sulmon SHBA me matrioshkat e tij.

Latest articles

Related articles