“Çamët do të marrin gishtin e mesit” – Deputeti i Berishës, Mondi Spaho sulmon ashpër PDIU

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur optimist për rezultatin në zgjedhjet e 14 Majit, ku forca e tij politike nuk pranoi që të hynte në koalicion me Partinë Demokratike të Berishës, dhe me Partinë e Lirisë.

PDIU do të garojë e vetme, kryesisht me listë për këshilltarë bashkiakë, ndërkohë që shpresat e Idrizit për një rezultat premtues, kanë tingëlluar të hidhura për deputetin e Foltores, Edmond Spaho.

Ky i fundit e ka sulmur Idrizin për qëndrimin tij të lëkundur, herë majtas dhe herë djathtas, duke përdorur dhe një fjalor disi banal.

“Hallall Shpeto! Komuniteti çam me politiken tende deri tani ka marre gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku te mundesh, majtas ne zgjedhjet lokale dhe djathtas, ne se te leverdis, ne zgjedhjet e pergjitheshme. Me piruetat e tua komuniteti cam do fitoje te drejtat e tij kur gjeli te beje veze.

Te gjithe ata qe te mbeshtesin ty, edhe te djathtet edhe te majtet e dine qe gjeli nuk ben vezë”, shkruan Spaho në një reagim në rrjetet sociale.

Latest articles

Related articles