Amerikanët të nxirë në fytyrë | Escobar takon Ramën: Kandidatët të kenë integritet


Se si ka shkuar takimi në kryeministri duket nga fotoja. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Ambasada e SHBA përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook shprehet se Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Latest articles

Related articles