Efi: U zura keq me Zhakun, do e kisha mbytur në dru! Shoqja i nxjerr mesazhet

“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar banorja e BBV Efi. Ky mesazh vjen pas përplasjeve të ashpra me Zhaklin Lekatari, madje edhe mbrëmë debatoi ashpër me të. Gjatë debatit Efi tha se opinionistët e kanë personale me të sepse është konfliktuar me to dhe jashtë.

Opinionistët e mohuan duke thënë “gënjen, debatet tona i ka parë gjithë Shqipëria”, mirëpo shoqja e Efit ka publikuar së fundmi një bisedë me Efin, ku kjo e fundit i thotë se është zënë keq me Zhaklinën.

Latest articles

Related articles