Sherr me thika mes të rinjve brenda një lokali pranë Poliklinikës, plagosen 3 persona

Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur këtë të premte pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës.

Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njëri prej të plagosurve raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas detajeve, sherri mes të rinjve ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të poliklinikës në qendër të Shkodrës.

Latest articles

Related articles