PD kërkon largimin nga gara të Qerim Ismailajt: Është dënuar! KQZ ka shkelur ligjin, do ankimojmë vendimin

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka paralajmëruar një ankim për kreun e Bashkisë së Mallakastër, Qerim Ismailaj, pasi ky i fundit është i dënuar me 3 vite burg në Greqi por sërish do të garojë për 14 majin. Në një deklaratë për mediat, Bardhi theksoi se PD do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit ndërsa shtoi se Ismailaj nuk duhet të kandidojë në zgjedhje. E po ashtu shtoi se ai ka shkelur edhe ligjin për formularin e vetëdeklarimit, i cili e ndalon që të garojë sërish për postin e tij.

“PS në injorim për kandidatë të pastër vendosën që të rikandidonin Qerim Ismailaj. Në datën 5 prill, Komisionieri Celibashi ka konfirmuar kandidimin e tij. Ky vendim gjykate është pranuar edhe nga vetë Ismailaj ka marrë formë të prerë. I ndalohet kandidimi për kryetarin e Bashkisë. Ne do të depozitojmë ankim në KQZ, me qëllim zbatimin e ligjit të dekriminalizimit,”-tha Bardhi ndër të tjera.

KËRKESA PËR KQZ:

Ne daten 05.04.2023, nepermjet njoftimit ne faqjen ne Facebook te KQZ, eshte bere e ditur per publikun se Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, ka marre vendim për miratimin rezultateve të verifikimit paraprak të kushteve të kandidimit për kandidatët për kryetar bashkie, të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Nder te tjera ka publikuar edhe faktin se ka kryer verifikimin paraprak te kushteve te kandidimit edhe per kandidatin Qerim Ismailaj. Sipas njoftimit Komisioneri ka pohuar “miratimin e rezultateve te verifikimit paraprak” (numri rendor 17 Qerim Ismailaj). Nga ky pohim konkludohet se Komisioneri ka arritur ne perfundimin se per kete kandidat, i rregjistruar ne KZAZ e Bashkise Mallkaster, nuk rezulton asnje pengese per kandimin, perndryshe lejohet te kandidoje ne zgjedhjet vendore te dates 14 maj 2023.

Nga dokumentacioni i depozituar ne KZAZ perkatese, e me pas i percjelle prane KQZ, rezulton se shtetasi Qerim Ismailaj, ka plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit (formulari i dekriminalizimit) në datën 27.03.2023. Nga permbajtja e ketij formulari rezulton se ne faqjen 3, nen kategorine “Te dhena mbi gjendjen gjyqesore te personit”, shtetasi ne fjale ka vetdeklaruar, pervec nje denimi te marre prej tij ne vitin 2000 ne shtetin grek, edhe nje denim te marre ne Shqiperi me kete permbajtje: “denuar ne Shqiperi; nr vendimi 11, date 02.02.2023 GJKKO; masa e denimit me burgim: 40 ore pune ne aplikim te nenit 63 te Kodit penal”; neni: 190, aplikim i nenit 63; Lloji: falsifikim i formulareve”.

Kemi bere kerkese prane GJKKO, per t’ju pajisur me kopje te vendimit te kesaj gjykate dhe na eshte vene ne dispozicion, kopje autentike e vendimit gjyqesor perkates. Kopje te ketij dokumenti, ia bashkengjisimi kesaj kerkese. Sipas permbajtjes se vendimit rezulton se:
1- Vendimi i GJKKO eshte dhene nga gjykata ne date 02.02.2023. nr i vendimit eshte 11, nr i aktit eshte 35/112 dhe data e rregjistrimit ne rregjistri8n Themeltra te gjykates eshte 05.10.2023.
2- Ne dispozitivin e vendimit eshte vendosur:
1. Deklarimi fajton te te pandehurit Qerim Ismailaj per kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i pare i neneit 190 te Kodit penal dhe denimin e tij ne baze te kesaj dispozite me 6 (gjashte) muaj burgim.
2. Ne aplikim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, uljen e denimit me 1/3 dhe denimin perfundimtar te te pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (kater) muaj burgim.
3. Ne aplikim te nenit 63 te Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per te pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin per kryerjen e nje pune ne interes publik, pa shperblim, per nje kohe prej 40 (dyzet) oresh, e cila do te permbushet brenda afatit prej 6 muasj, me kusht qe gjate kesaj kohe te mbaje kontakte te rregullta me Sherbimin e Proves.
4. Kundër vendimit, lejohet ankim nga palët, brenda 15 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Ne thember, te kopjes autentike te aktit vendim gjyqesore, prej kryesekretarise se GJKKO jane vendosur shenimet, nenshkrimet dhe vulosja perkatese e cila deshmon se ky vendim gjyqesor ka marre forme te prere me date 29.03.2023.

Nga faktet e pershkruara me siper, rezultojne disa konkluzione te rendeshime ne funksion te analizes ligjore, rreth aplikimit korrekt te legjislacionit per dekriminalizimit e per pasoje edhe te analizes mbi lejimin/pengimin e kandidimit te shtetasit te mesiperm ne zgjedhjet vendore te 14 majit.

Se pari, formulari i vetdeklarimit, eshte plotesuar nga shtetasi Qerim Ismailaj ne date 27.03.2023, pra 2 (dy) dite me pare, se vendimi i GJKKO te merrte forme te prere. Ky konkluzion eshte i rendesishem per faktin se formulari perkates kerkon qe te deklarohen nen ate kategori vendimet gjyqesore te “formes se prere” te dhena nga autoritet shqiptare ose te huaj. Kujtojme ne kete rast, edhe nje fakt te rendesishem, sic eshte ai, sipas te cilit, data 27.03.2023 ka qene data limit, per depozitimin e dokumentacionit per regjistrim si kandidat per zgjedhjet vendore. Tej kesaj date Kodi Zgjedhor nuk lejon aplikimin (depozitimin) e akteve te kandidimit. Procesi i vetdeklarimit i cili misherohet ne permbajtjen e ketij formulari, kerkon qe te deklarohet ne menyre te vertete faktet, ngjarjet, rrethanat deri ne ate ate date. Rezulton ne kete menyre, se shtetasi i mesiperm, nen kategorine “vendime gjyqesore te formes se prere te dhena nga autoritete shqiptare apo te huaja” ka deklaruar nje vendim gjyqesor i cili ne ate date, nuk e kishte marre cilesimin juridik si “forme e prere” (nga permbajtja e shenimeve te kryesekretarise gjyqesore, rezulton se vendimi ka marre cilesimin si “ te formes se prere” ne date 29.03.2023). Pra rezulton se ne date 27.03.2023 eshte bere nje deklarim i pavertete rreth vendimit gjyqesor ne fjale.

Se dyti, ne formularin e vetedeklarimit, prej shtetasit te mesiperm, eshte shenuar, nen kategorine “masa e denimit me burgim” pershkrimi “40 ore pune ne aplikim te nenit 63 te Kodit Penal”. Ky vetedeklarim rezulton qartazi jo i vertete krahasuar me ate cka eshte permbajtja e dispozitivit te vendimit te gjykates nr 11, date 02.02.2023. Ky i fundit ka kete permbajtje:
1. Deklarimi fajton te te pandehurit Qerim Ismailaj per kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i pare i neneit 190 te Kodit penal dhe denimin e tij ne baze te kesaj dispozite me 6 (gjashte) muaj burgim.
2. Ne aplikim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, uljen e denimit me 1/3 dhe denimin perfundimtar te te pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (kater) muaj burgim.
3. Ne aplikim te nenit 63 te Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per te pandehurin Qerim Ismailaj dhe detyrimin per kryerjen e nje pune ne interes publik, pa shperblim, per nje kohe prej 40 (dyzet) oresh, e cila do te permbushet brenda afatit prej 6 muasj, me kusht qe gjate kesaj kohe te mbaje kontakte te rregullta me Sherbimin e Proves.
Qartesisht, vetedeklaruesi, nuk e pershkruar te sakte, dispozitivin e vendimit, sepse ka perpiluar nje pershkrim te permbledhur vetem te pikes 3 te vendimit, porse ka ometuar te deklaroje 2 pika pararendese te dispoziviti e konkretisht:
1. Deklarimi fajton te te pandehurit Qerim Ismailaj per kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i pare i neneit 190 te Kodit penal dhe denimin e tij ne baze te kesaj dispozite me 6 (gjashte) muaj burgim.
2. Ne aplikim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, uljen e denimit me 1/3 dhe denimin perfundimtar te te pandehurit Qerim Ismailaj me 4 (kater) muaj burgim.

Ne vetvete nje pershkrim i tille i dispozitivit te vendimit, perben deklarim jo te sakte, te asaj cfare vendimi i gjykates permban porse edhe te asaj cfare formulari i vetdeklarimit kerkon. Kujtojme, se nen kete kategori, kerkohet deklarimi i “denimit me burgim” dhe jo denime te llojeve te tjera. Nje pershkrim i rreme i permbajtjes se vendimit, mund ta kete cuar KSHZ, ne nje situate rreme, lidhur me thellesine e verifikimit. Nese do te ishte perpiluar ne menyre korrekte, permbajtja e denimit, pra te ishte shenuar se behej fjale per nje denim te natyres “me burgim” edhe trajtimi ligjor dhe thellesia e verifikimeve e per pasoje edhe konkluzionet mbi lejim/ndalimin mund te ishin te ndryshme.

Se treti, formulari i vetdeklarimit eshte nenshkruar personalisht nga shtetasi Qerim Ismailaj ne cdo faqje te tij. Rezulton se shtetasi i mesiperm teksa ka plotesuar permbajtjen e formularit, ka qene ne gjendje te kuptoje rendesine juridike te korrektesise se vetedeklarimeve qe permban ky formular. Kjo del si rezultat jo vetem i faktit, se shtetasi i mesiperm, pervecse zoteron aftesise intelektuale per te kuptuar, pergjegjesine juridike, te korrektesise/moskorrektesise se ketij akti dokumentar te rendesishem, por edhe per faktin se ai ka deklaruar se ushtron edhe profesionin e avokatit, pra qe zoteron aftesi te specializuaa ne njohjen e ligjit. Per me shume, kujtojme se shtetasi i mesiperm, rezulton i denuar, me vendim gjyqesor te formes se prere per nje veper penale e cila objekt te saj ka patur pikerisht moskorrektesine e permbushjes se te njejtit formular, kete radhe ne zgjedhjet vendore te vitit 2019. Per kete shkak pra ai eshte proceduar, gjykuar dhe denuar, e madje ne vendimin e gjykates ne fjale, gjykata ka arritur ne konkluzionin se: “i pandehuri e ka kryer vepren penale ne formen e dashjes direkte, forme e cila perben edhe shkallen me te larte te fajit. Ne keto kushte, gjykata vlereson se shkalla e fajesise se te pandehurit eshte e larte”. Kuptohet pra, se deklaruesi, ne ndryshim nga pothuajse te gjithe kandidatet e tjere, ka qene ne kushtet e pasjes se nje vemendje me te perqendruar ne procesin e plotesimit te ketij vetdeklarimi.

Nga analiza e fakteve te mesiperme, rezultojne dy konkluzione te rendesishme te cilat kane lidhje te drejtperdrejt edhe me vleresimin qe KSHZ duhet te bente lidhur me vijueshmerine e kandidimit ose jo te shtetasit Qerim Ismailaj ne zgjedhjet e dates 14 maj 2023.

Konkluzioni i pare: shtetasi i sipercituar ka bere nje deklarim te rreme lidhur me fakte, akte, ngjarje, te cilat kane pasoje te drejtperdrejt ne konkluzionin ligjor qe KSHZ duhet te merrte. Ka deklaruar si te “formes se prere” nje vendim i cili nuk e kishte kete cilesi, dhe se dyti ka ka ometuar te deklaroje se vendimi i gjykates e ka deklaruar fajtor dhe e ka denuar “me burgim” ne masen “6 muaj”.

Te dy keto elemente plotesojne katerciperisht, se nepermjet procesit te perpilimit te formularit te vetdeklarimit, shtetasi i mesiperm ka konsumuar (perseri) vepren penale te parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”. Kjo eshte nje situate ligjore, sipas se ciles, detyron kedo, qe vihet ne dijeni te ketij fakti, e me se pari autoritin shteteror te ngarkuar nga ligji, te beje verifikimet perkatese (ne kete rast KSHZ), qe te ezuroje menjehere, paraqitjen e kallezimit penal prane prokurorise perkatese. Ne dijenine tone te deritanishme nje fakt i tille nuk ka ndodhur, kjo ndoshta per faktin, se shtetasi i sipercituar, ia ka fshehur ketij autoriteti te dhenat e plota. Tashme qe nga ana jone po i vendosen te dhena dhe shpjegime te plota, rreth situates, lind detyrimi ligjor ndaj KSHZ, por jo vetem, te permbushe edhe kete detyrim qe buron nga Kodi i Procedures Penale (nenet 280 e vijues te tij)

Konkluzioni i dyte: shtetasi Qerim Ismailaj, i cili eshte regjistruar si kandidat per zgjedhjet vendore te dates 14 maj 2023, prane KZAZ 62 Mallakaster, duhet te ndalohet te kandidoje, per shkakun se sipas parashikimeve te ligjit 138/2015 “Per dekriminalizimin…” rezulton se bie brenda sferes se aplikimit te ketij ligji.

Konkretisht, ligji 138/2015 parashikon nenin 2 pika ç) se:
Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

ç) për kryerjen me dashje të një krimi që nuk përfshihet në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, dhe kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim.

Ne rastin konkret, del e qarte se shtetasi Qerim Ismailaj, eshte denuar me 6 muaj burgim, dhe se ky denim eshte i formes se prere. (Eshte pikerisht ky parashikim i vendimit qe nuk eshte deklaruar ne formularin perkates).

Dispozita ligjore pra kerkon qartazi qe nga gjykata te jete shqiptuar si mase denimi pikerisht (denimi me burgim me jo me pak se 6 muaj burgim). Ky konstruksion logjiko-ligjor, kerkon se pari masen e denimit e cila duhet te jete jo me pak se 6 muaj dhe llojin e denimit qe duhet te jete “burgim”. Lidhur me masen e denimit, sic sintaksa e dispozites pershkruhet kerkohet qe masa numerike e denimit te jete “jo me pak se 6 muaj” pra qe perfshin denimin 6 muaj apo me shume se kjo mase dhe perjashton masen numerike me pak se 6 muaj (pra 5 muaj e 29/30 dite sipas rastit). Ne rastin e vendimit ne fjale gjykata ka shqiptuar masen numerike 6 muaj, pra kjo eshte hipoteze qe perfshihet ne parashikimin e nenit 2 pika “ç”.

Persa i perket llojit te denimit, gjykata ka shqiptuar pikerisht denimim “me burgim”, dhe kjo eshte nje ceshtje jashte cdo dyshimi apo mundesie interpretimi.

Eshte i vertete fakti se vendimi i gjykates ne pikat 2 dhe 3 ka shqiptuar nje reduktim te mases se denimit (per shkak te aplikimit te nenit 406 te KPP- gjykimi i shkurtuar dhe konvertimin ne “pune ne interes publik”). Ne pamje te pare duket se keto reduktime apo konvertime te mases se denimit “shmangin” aplikimin e nenit 2 pika “ç”, pra konkretisht te frazes se perdorur “kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim”. Mesa kuptohet ky ka qene edhe qellimi i vetdeklaruesit teksa ka shenuar ne formular vetem “denimin me 40 ore pune ne interes publik”. Ky hamendesim eshte jo i vertete. Ligji 138/2015 ka parashikuar edhe hipotezen kur, gjykata shqipton si vendim kryesor denimin me burgim porse per shkak te parashikimeve ligjore, masa dhe lloji i denimit reduktohet apo konvertohet ne nje tjeter denim.

Konkretisht në nenin 4 pika 9 të ligjit ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” parashikohet se:

9. Ulja e masës së dënimit për shkak gjykimi të shkurtuar apo procedure të ngjashme me të që passjell uljen e dënimit, amnistia, depenalizimi, falja, pezullimi i dënimit, lirimi i parakohshëm me kusht apo çdo shkurtim i dënimit, në përputhje me ligjin, nuk ndikojnë në zbatimin e këtij ligji dhe nuk përllogariten në funksion të shkurtimit të afatit të dënimit, me qëllim shkurtimin e periudhës së ndalimeve të parashikuara nga ky ligj. Ky ligj nuk zbatohet për dënime të dhëna për dispozita që janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese pas dhënies së dënimit përkatës, si dispozita në kundërshtim me Kushtetutën në fuqi në momentin e dënimit.

Ne rastin konkret, rezulton se denimi thelbesor (6 muaj burgim), ka pesuar nje “ulje denimi per shkak te gjykimit te shkurtuar (pika 2 e vendimit) dhe nje pezullim (pika 3 e vendimit). Te dyja keto hipopteza jane te parashikuara nga neni 4 pika 9, e per pasoje nuki sjellin kurrefare efekti, ndaj parashikimit te nenit 2 pika “ç”.

Për pasoje në asnjë mënyrë nuk mund të merret në konsideratë dënimet alternative apo ulja e dënimit për efekt të gjykimit të shkurtuar por në të gjitha rastet do të duhet të vlerësohet dënimi kryesor që është ai prej 6 muaj burgim.

Si ceshtje e fundit qe meriton sqarim eshte edhe ajo e periudhes se ndalimit sipas nenit 4 pika 4 e ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Ne kete dispozite parashikohet se periudha e ndalimit për këta shtetas do te jete ajo cka parashikohet në neni 69 të Kodit Penal dhe më konkretisht:
4. Për personat që parashikohen nga shkronja “ç”, e pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji, ndalimi zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, deri në momentin e rehabilitimit, sipas nenit 69 të Kodit Penal.

Më konkretisht në nenin 69 të Kodit Penal referohet se:

Quhen të padënuar:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

Perfundimisht në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe më konkretisht të neneve 2 dhe 4 të tij sepse:
– rezulton se me Vendimin Nr.11 i datës 02.02.2023 të GJKKO i pandehuri Qerim Ismailaj është dënuar më vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim sipas pikës 1 të këtij vendimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal. Siç shihet dhe nga vendimi i gjykatës kjo vepër kryehet vetëm me dashje dhe në këto kushte ky shtetas ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar.
– Vendimi gjyqesor eshte dhene nga nje autoritet shqiptar
– Vendimi eshte i formes se prere
– Periudha e rehabilitimi prej 2 vjetesh nuk eshte ezauruar

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka për detyrë të administrojë formularin e vetëdeklarimit të paraqitur nga shtetasi Qerim Ismail Ismailaj dhe të konstatojë pengesën ligjore të këtij kandidati për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023 dhe per pasoje kërkojmë nga ana juaj të vendosni ndalimin e kandidimit te subjektit Qerim Ismail Ismailaj për të kandiduar si Kryetar i Bashkisë Mallakastër.

Latest articles

Related articles