Qurravitjet nacionaliste nuk janë shenjë e mirë për demokracinë liberale dhe marrëdhëniet e mira me perëndimin.
Tony Barber, Financial Times
Lufta në Ukrainë është sa psikologjike dhe politike sa kundër edhe ushtarake në natyrën e saj, një fakt që e parashikoi dhe Volodymir Zelenski kur parashikoi se “agresorët” në elitën sunduese ruse një ditë do të hiqnin qafe dhe Putin.
Me gjasë, presidenti ukrainas nuk do të derdhë asnjë lot nëse Putin përfundon njësoj si Çezari, i denoncuar si diktator dhe më pas goditur me thikë deri në vdekje në idet e Marsit nga anëtarët e senatit romak. Gjithsesi, Zelenski në atë parashikim nuk ka përmendur asnjë evidencë, ndërsa qëllimi i tij parësor ka qenë në ngritjen e moralit në përpjekjen e ukrainasve për të luftuar më shumë se sa për të hedhur farën e dyshimit në terrenin paranojak të Kremlinit dhe politikës së saj.
Pyetja se kush mund eventualisht të zëvendësojë Putin dhe politikat e regjimit të ri, janë as më shumë e as më pak se sa ato që shqetësojnë dhe njohësit e Rusisë në qeveritë perëndimore. Putin ka konfirmuar se zgjedhjet presidenciale në Rusi do të vazhdojnë si zakonisht në vitin e ardhshëm, një përballje në të cilën nëse ai merr pjesë do të ketë një fitore të sigurt. Kjo do të thotë një term tjetër 6 vjeçar që do ta çonte sundimin e tij në 30 vjeçar, praktikisht sundimi më i gjatë se sa ai i Jozef Stalin )1924-1953).
Sërishmi ka një problem, Putin mbush 70 vjeç në Tetor. Sa më gjatë qëndron në zyrë, aq më problematike bëhet skema e pasuesit të tij. Për të kuptuar se si mund të ngjajë Rusia e post-Putin duhet të kemi parasysh Serbinë pas burrafortit Sllobodan Millosheviq dhe sundimit të tij. Ai ra nga pushteti në vitin 2000 pasi shpenzoi kohën në pushtet duke u marrë me luftërat e ish Jugosllavisë, sikundër Putin ka bërë me luftërat ndaj ish republikave Sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina.
Janë të njëjtat shqetësime që kanë kapluar si Millosheviqin dhe Putin; rënia e një shteti multinacional në të cilin një komb, Serbët në Jugosllavi dhe Rusët në Bashkimin Sovjetik, duhet të kishin supremacinë; statusi i serbëve etnikë dhe minoriteti rus në shtetet e reja të pavarura dhe determinimi për të kontrolluar territoret e caktuara, si fjala vjen rasti i Kosovës apo dhe Krimesë nga Rusia, kanë qenë lajtmotivi i identitetit të tyre kombëtar dhe krenarisë historike.
Millosheviqi vdiq në vitin 2006 ndërsa ishte në gjykatë i akuzuar për krime lufte. Ndërkohë që Gjykata Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut ka lëshuar një mandat arresti për Putin në muajin e shkuar në lidhje me shpërnguljen me dhunë të fëmijëve nga Ukraina.
Serbia pas Millosheviq nuk ka qenë më një nismëtare e luftërave, apo një shtet hipernacioanlist. Por ajo ka evoluar në një demokraci hibride dhe vazdon të jetë në përplasje me perëndimin, sidomos mbi pavarësinë e Kosovës dhe politikën e saj të jashtme që përfshijnë dhe marrëdhënie të ngrohta me Kinën dhe Rusinë. Jeta nën sundimin e Aleksandër Vuçiq që mban pushtetin si kryeministër nga 2014 ndërsa tani si president, është shënjuar me një përqëndrim pushtetesh, patronazhim dhe ndikim në media përmes partisë së tij progresiste.
Kushte të tilla mund të krijohen dhe në Rusinë e post-Putin. Asnjë lider i ardhshëm i Kremlin nuk duket se do të heqë dorë nga kërkesa për Krimenë çfarëdo që të jetë e ardhmja e luftës në Ukrainë. Një forcë shumë herë më e madhe se sa Serbia, Rusia me gjas nuk do të atashohet me perëndimin në politikën e saj të jashtme. Ndërkohë që brenda, një elitë sunduese do të sigurojë që zgjedhjet ta mbajnë atë përherë në pushtet, edhe nëse votimi kthehet në një ritual të orkestruar njësoj si tani në kohën e Putin apo qoftë edhe si një garë më e balancuar si në kohën e Jelsin.
Si në Serbi, nuk mund të mendojnë për një kthim tek demokracia liberale në Rusinë e të ardhmes pa Putin. I vetmi kryeministër post Millosheviq që përqafoi këto vlera liberale qe Zoran Gjingjiç. Ai u vra në vitin 2003. Qe realisht një politikan i veçantë dhe premtues, ai që mund të ishte një i tillë në Rusinë post-Putin do ishte Boris Nemtsov që u vra në Kremlin në 2015.
Në të vërtetë një element i politikës serbe pas Milloshevi ka qenë ekzistencan e një opozite ultranacionaliste. Ajo vazhdon që të mbajë nën presion elitën sunduese, duke e kthyer njohjen e pavarësisë së Kosovës diçka të pamundur për t’u menduar edhe sikur Vuçiq ta dëshirojë atë, e në fakt edhe kjo e fundit është e dyshimtë. Pasi Vuçiq e nisi karrierën e tij politike si krahu i Vojsllav Sheshelit, liderit ekstremist nacionalist që predikon Serbinë e madhe, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare në 2018 për krime lufte.
Kjo tendencë ultranacionaliste në politikën ruse, dikur shumë e pashijshme për Putin, por tanimë e pompuar me zë të lartë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Aq shumë është afruar Putin me to sa që elementë të fuqishëm në ushtri dhe shërbime sekrete simpatizojnë këtë qasje ekstreme nacionaliste dhe duket se do kenë rol në të ardhmen politike të Rusisë.
Ne, vetëm mund të spekulojmë se kush mund ta pasojë Putin. Nëse marrim si shembull eksperiencën e Serbisë, gjithsesi, edhe pas fundit të autoritarizmit të Putin dhe luftës në Ukrainë ajo nuk do të sjellë në Rusi një demokraci gjenuine që do të zbusë marrëdhëniet me perëndimin.