Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që ministrja e Jashtme paraqitet në organin e akuzës brenda një periudhe rreth një mujore.
Më datë 13 mars, Xhaçka u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.