Roland Bejko, kandidati i njerëzve të lirë

Nga Nebil Çika
Roland Bejko, kandidati i PD për kreun e bashkisë Tiranë është pa asnjë dyshim kandidati më i mirë në këtë garë.
Si nga CV politike e profesionale por sidomos nga cilësitë intelektuale e morale ai bën dukshëm diferencën .

Kjo është lehtësisht e kuptueshme për ata qytetarë e votues të Tiranës që duan tia dinë për cilësitë e atij që do të zgjedhin në krye të Bashkisë e që un besoj se janë shumë.

Nisur nga këto cilësi ajo që shoh un shoh si përparësi kryesore të z. Bejko është se ai synon të marrë, dhe e meriton, mbështetjen e njerëzve të lirë, të atyre që votojnë vetë ,me bindje të mbështetur mbi cilësitë e vlerat që kandidati përfqson në të gjitha aspektet.

Bejko në thelb është kandidati kundër eshtblidhmentit politik post komunist që po mban peng vendin për 32 vjet. Ai është modeli që mund ti mundë e ti largojë ata nga pengamarja e këtij vendi e populli .

Ai vet ka deklaruar se gara e tij, sfida e tij nuk është me cirakët që garojnë për bashkonë por me ustallarët, shefat e tyre Rama, Berisha, Meta duke qetësuar se përfaqëson një epokë ,një erë të re, në politikën shqiptare të dëshiruar e kërkuar nga qytetarët e lirë të këtij vendi dhe e mbështetur nga aleatët tanë perëndimorë .
Bejko është kandidati i qytetarëve të lirë se është edhe vet njeri i liri .

Ka dëmtuar karrierën e tij politike pikërisht për të mos bërë kompromise me bindjen dhe parimet që ai beson e lufton .
Ka qenë në nivelet më të larta të drejtimit të PD e megjithatë nuk ka qenë kurrë deputet,ministër apo zyrtarë i lartëi shtetit megjithse e la merituar të jetë para shumë prej atyre që kanë qenë zgjedhur apo më mirë të themi emëruar në këto pozicione.

Dhe kjo ka ndodhur pikërisht se ai është njeri i lirë, jo militant ,jo servil i shefave politikë, jo konformist me politikat e interesave të estblishmentit .
Midis interesit, të duhurës dhe të drejtës ka zgjedhur vazhdimisht të drejtën edhe pse kjo shpesh herë është me e vështira, gjë që e ka bërë edhe me këtë kandidim për Tiranën.

Sot ai është vetë në amfiteatrin e luftës politike, në sy të njerëzve të lirë që ndjekin garën e që në fund të sajë do të ngrenë dorën e do të vendosin për fituesin.

Un shpresoj që njerëzit e lirë të Tiranës të mund të shohin përtej mjegullës propagandistike që jo pa qëllim po krijon eshtablishmenti politike, financiar e mediatik i korruptuar i Shqipërisë, i sfiduar prej tij e i rrezikuar nga modeli i tij.
Në se arrijnë ta shohin qartë këtë jam i sigurt se do të gjejnë tek z. Bejko cilësi të të zgjedhurit që ata kanë kërkuar e mbi të gjitha do të gjejnë të ngjashim e tyre, njeriun lirë, që ka munguar si alternativë politike në këtë vend, që nga viti 1944 .

N.Ç

Latest articles

Related articles