PD, Bejko: Në 32 vjet, elita politike na ka marrë frymën. Po dalim në pension me Sali Berishën

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kandidati Roland Bejko u pyet pse nuk përmendet nga rivalët e tij në garën për Tiranën.

Strategji elektorale. Nuk më intereson. Për shefat e tyre, ekzistojnë vetëm ata.

Rakipi- Këta po bëjnë përpjekje për të të errësuar ty.

Bejko – Ata duan ta mbajnë vetë, që mos t’u hyjnë operatorë të rinj politikë. Në 32 vjet, elita politike na ka zënë frymën. Edhe andej nga anët tona na i bien nga Tirana. Sistemi është i mbyllur. Bën karrierë po i shërbeve kësaj elite. Këta nuk e konceptojnë që të vijë një nga rrethi i dytë e të marrë partinë. Kanë ikur të gjithë, Sali Berisha është këtu. Kemi qenë 22 vjeç kur erdhi, po dalim në pension me Sali Berishën.

Ishte vendim i kryesisë së PD-së, për të më kandiduar mua. Unë kam qenë kurdoherë aty edhe ne dittë më të vështira të partisë, që në themelimin e saj, pastaj në vitin 1997 kur PD u rrëzua në jug, kam qenë në 2014 kur shkova në Gjirokastër se më kërkuan demokratët, dhe ja ku jam prapo në ditët e vështira të PD-së, kur po punohet fort në struktura të caktuara të PD-së.

Kanë arritur të dëmtojnë dhe rrëzojnë PD-në dhe nuk arritën ta zhdukin.

Përsa kohë jemi aty si qëndresës, si vizionar, PD do të jetë aty, nuk do ngelet peng i non-gratave, i askujt. Me asimilimin e PD-së, dhe kalimin e saj majtas është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar si imazh i keq në kancelaritë shqiptare dhe veçmas te shqiptarët.

Latest articles

Related articles