Të shtëna me kallashnikov në Durrës, shpallet në kërkim autori

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, si dhe është identifikuar edhe autori i ngjarjes, 30-vjeçari R. T., ku dhe policia po punon për kapjen e tij.

Nga informacionet paraprake mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Sukth Katund, dhe dyshohet se ai ka kryer qitje të pavullnetshme në tokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sukth, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles