Ronaldo Sharka shpërthen në lot, kujton të atin: E di çdo të thotë kur bën çmos për ta mbajtur në jetë një njeri

Moderatori Ronaldo Sharka është përlotur sot teksa ka kujtuar humbjen e të atit dhe situatën e vështirë që po kalonte.

Mes lotësh ai ka shprehur se ka njerëz sot që vuajnë nga një i afërm i sëmurë e që është në prag të vdekjes.

“Unë e di çdo të thotë kur ke një njeri që ti mundohesh të bësh çmos për ta mbajtur në jetë e për ta shpëtuar. AI njeri ka pasur gruan duke vdekur dhe ti në këto momente nuk do ta dish se i merr lekë borxh njerëzve.

Nëse del si viktimë për të ndihmuar që personi yt më i afërt të ketë vetëm 3 ditë jetë dhe thoni që ka bërë krim, nuk ka bërë krim more jo. Ka dashur të shpëtojë.

Të mbajë në jetë një njeri, nuk të intereson fare se je duke vjedhur sepse nuk vodhi pasurinë e askujt. Mund të bëhemi pak më njerëz për këto lloj situatash se ka njerëzx që janë në buzë të vdekjes dhe nuk kanë mundësi të shpëtojnë,”ka thënë ai mes lotësh.

Latest articles

Related articles