Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në “Ora e Betit” komentoi deklaratat e fundit të Kim në adresë të Berishës.
Sipas tij, Kim vetëm sa ju përgjigj breshërisë së sulmit që Berisha bën në adresë të SHBA.
Lita: Berisha është prezent se provokon dhe merr përgjigje. Ambasadorja Yuri Kim i është përgjigjur Berishës për akuzat që ai ka lëshuar në breshëri ndaj SHBA. Pas deklaratës së Kim vazhdoi sërish breshëria nga Berisha, Paloka, nga çeta e shkrepseve. Nuk ka reflektim, këtu vazhdohet prapë me idenë e çetave të kaçakëve.