Pa më të voglin dyshim, që jemi një shoqëri konfliktuale, të cilën e dominojnë raportet e forcës mbi arsyen, dhe kjo sjell pashmangshmërisht deformimin e realitetit dhe së vërtetës si sintezë e tij.
Tashmë kanë kaluar 80 vjet nga dita kur kjo qasje u insitucionalizua me ardhjen në pushtet te klikës së kuqe, që si qëllim kishte pikërisht, përmbysjen e ekuilibrit mes forcës e arsyes.
Kjo dallgë e verbër, mbështetur nga turma po aq të vërbëra, rrafshoi dhunshëm cdo pikë referimi nga e shkuara, duke vene theksin e rrënimit, mbi historinë dhe te vërtetat e saj, që në thelb janë vetëdija e një populli.
Nuk është e tepruar të thuash që viti I mbrapshtë ’44, shënoi fillimin e një vetëvrasje masive të së vërtetës, në pjesën dërrmuese të shoqërisë shqiptare, e cila vazhdon edhe sot.
Shkak pasojë e këtij reflektimi, u bë vizita e Besim Ndregjonit në presidencë, ku takoi kreun e shtetit, si kryetar I “Unioni Mbarë Kombëtar I Integrimit të Përndjekurve Politikë” ! Vetë emëri I ksaj shoqate është një program më vehte, ndonëse, në fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe që personazhe të caktuar, marin përsipër role të caktuara. Mjaft që këto të fundit të mos bien ndesh me të vërtetën.
Të luftosh sot për të drejtat e mohuara një kategorie të caktuar njerëzish, si në të shkuarën e qoftë në të tashmen, është një gjë, dhe të ndërtosh premisat e kësaj lufte mbi të pavërteta është një gjë krejt tjetër.
Ndonëse tashmë realiteti kokë poshtë, bën pjesë në normalitetin e perceptimit të tij, nga shumica e shoqërisë, sërish nuk mund të gëlltis farsat e tij groteske që më fyejnë intelektin.
Po kush është Besim Ndregjoni? Personalisht nuk më intereson aspak se kush është njeriu Ndregjoni, por ajo cka ka ndërtuar rreth vehtes si e vërtetë po!
Ndregjoni thotë se; familja e tij ka strehuar gjatë luftës një familje hebrejsh, prej 7 personash, por cuditërisht nuk na thotë se si quheshin, nga vinin e në c’gjuhë merreshin vesh?
Ai, po ashtu thotë se ka ne fis tre të pushkatuar dhe dy të vdekur në hetuesi gjatë diktaturës, por pa përmendur shkallë fisnore, akuzat e pushkatimit, dhe emrat e tyre.
Ndregjoni thotë se ka patur të jatin të dënuar me 17 vjet burg për krime politike, pa bërë publike një dosje,apo një vendim gjykate për këtë dënim, ndërkohë që në regjistrat e gjykatës së Peshkopisë, egziston vetëm një vendim I datës 16 Shkurt 1960, I cili vërteton dënimin e Imer Ibrahim Ndregjoni me 2 vjet heqje lirie për akuzat e kanosjes me armë e armëbajtjes pa leje!
Ndër të tjera, miku ynë Ndregjoni thotë se; për arsyet e lartpërmendura ai është persekutuar keqazi nga diktatura, por harron të na thotë se ne vitet ‘70 shkruante poezi per Enver Hoxhen të cilat botoheshin nga shtypi I kohës, ishte kryetari I Bashkimeve Profesionale pranë ndërmarrjes së ndërtimit, e në fund të viteve ’70 ka mare lejen e qëndrimit ne Tirane, apo sic quhej aso kohe, pashaportizimi, ndërkohë që shumë të tjerë nuk mernin dot pashaportizimin në Kavaje, apo Lushnje.
I pyetur nga gazeta Panorama ne 2012 rreth akuzave që I bëheshin nga disa të burgosur politikë Ndregjoni përgjigjesh se: “ Unë ju vë në dispozicion dokumentet e mia, që nga dëshmia shtetërore për pastërtinë time morale si figurë, te shkrimet, dëshmitë dhe librat që faktojnë persekutimin e familjes sime. Mos më thoni se edhe ju besoni që edhe dhjetëra shkrimtarë e publicistë qenkan mashtruar të gjithë”!
Përtej certifikatës së komisioneve Bezhani e Mezini, do të ishte mirë që zotëria ne fjalë të kërkonte sërish certifikatën e pastërtisë së figurës! Një gjë e tillë do ta ndihmonte të shpërndante njëherë e mirë hijen e zezë të pseudonimit “Cizmja”, që në të kundërt do ti vijë gjithmonë rrotull.
Ndërsa për sa I takon shkrimeve, dëshmive e librave që dëshmojnë persekutimin e familjes së tij, do të thosha se këtu nuk bëhet fjalë për histori romancash, ndaj do të mjaftonin disa të dhëna arkivore si vendim gjykate, dosje hetimore e gjygjsore për të hedhur dritë vërtet, mbi gjithcka është ndërtuar nga Ndregjoni.
Jam I bindur se këta pak rreshta nuk mund të bëjnë diferencën mes asaj cfarë ka ndodhur e po ndodh në të vërtete. E për këtë nuk habitem. Kemi 32 vjet që dëgjojmë e shohim përcudnimin e së vërtetës si dicka normale nga gojë e mëndje komunistësh që janë këthyer në konservatore.
Kjo nuk është e tëra mashtrim. Ata janë vërtet konservatorë, pasi njeriu bën instiktivisht atë që di të bëjë më mirë, pra të konservojë specien e tij, e bashkë me të pushtetin e dhunshëm mbi të vërtetën.
Ka ndodhur shpesh një gjë e tillë. Ka ndodhur kur pushtetin e kishin demokratët e djeshëm që janë shëndruar sërish në konservatorët e sotshëm. E kanë bërë duke u vënë rrugëve emra të atyre që janë dënuar për krime ordinere, e kanë lënë qëllimisht në amëshimin e harresës emrin e Ikbal Cikës, gazetares së parë shqiptare që pati qartësinë e vetëdijen intelektuale të shihte e paralajmëronte ardhjen e kolerës se kuqë, që historinë e këtheu e vazhdon ta kthejë në gojdhëna.
Jo, nuk habitem më. E kam kaluar moshën e habisë. Edhe ate të dhimbjes e kam kaluar. Tashmë jam në moshën e vetëdijes cinike, ku e shumta që mund të më ndodhë, është të më vijë për të vjellë.
Gjergj Hani