Trump në Arrest, i vetmi pushtet në SHBA janë Gjyqtarët

Ish-presidenti Donald Trump është vënë në gjendje arresti përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Akuza për Donald Trump: ka paguar 137 mijë dollarë ish pornostares Stormy Daniels për të heshtur me fonde të fushatës. Kjo është e paligjshme në SHBA.
Siç shkruante Aleksis Tokevil, i vetmi pushtet në SHBA janë gjyqtarët (magjistratët). Në SHBA respektohet Kushtetuta (1787) dhe Bibla. Kulti i ligjit ka qenë zgjedhje për një popullatë heteorogjene emigrantësh/pelegrinësh. Për tu bërë qytetar amerikan para të gjithash duhet ti përgjigjesh pyetjeve rreth Kushtetutës.
Gjykata supreme, gjyqsori federal, magjistratët janë mbrojtësit e Ligjit. Politika si pushtet është e varur nga pushteti i Gjykatave që mund të anullojnë ligje. Arbitri mes Politikanëve dhe Ligjit është Kongresi.
Në SHBA përkundër Europës dhe Lindjes së Mesme nuk i pranojnë aristokratët dhe politikanët garojnë me njëri tjetrin të jenë “si të gjithë të tjerët”, qytetarë të thjeshtë që të japin dorën, që përballen me shtetin dhe ligjin.

Latest articles

Related articles