“Politikanët me podcast-e”, gazetarja Hasani: Është problem, po marrin rolin e gazetarëve

Gazetarja Zefina Hasani tha se e shikon si problematike faktin që politikanët po hapin podcaste, pasi në një farë mënyre ata po konkurrojnë dhe po i marrin rolin gazetarëve.

E ftuar në emisionin ‘Now’, në Euronews Albania ajo u shpreh se është shumë e vështirë të gjesh të ftuar me të cilët ia vlen të bisedosh e nëse këta i fton më parë kryeministri apo dikush tjetër në podcastet e tyre, e konsumon si figurë dhe gazetarët nuk mund ta ftojnë më

Për mua dhe për të gjithë brezin e gazetarëve të kohës sonë por edhe të rinjve, për mua kjo është një lloj problematike sepse këta politikanë duket sikur po i marrin rolin dhe po i prishin punë gazetarëve. Personazhet e njohur që ia vlen të bisedosh me ta janë shumë të vështirë të gjenden sepse janë shumë të pakët. Nëse i merr Rama në podcastin e tij, detyrimisht e konsumon dhe ti nuk do e marrësh më. Kanë hyrë në tregun e gazetarisë”,-tha gazetarja Zefina Hasani.

Latest articles

Related articles