Përfitimet e hurmave gjatë shtatzënisë

spot_img

Sigurojnë energji: Gjatë shtatzënisë, keni nevojë për më shumë energji se zakonisht. Konsumimi i një grushti hurmash çdo ditë do të sigurojë sheqernat e nevojshme, së bashku me lëndët e tjera ushqyese.

Lehtësojnë kapsllëkun: Pasi që hurmat janë burime të pasura me fibra, ato e mbajnë sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut të lidhur me shtatzëninë.

Përmbajnë sasi të lartë të proteinave: Hurmat mund të ofrojnë një sasi proteinash në dietë, e cila kërkohet për të ndërtuar aminoacide të nevojshme për rritjen e trupit.

Ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes: Hurmat janë një burim i mirë i folatit. Folati parandalon defektet që lidhen me trurin dhe palcën kurrizore.

Përmban Vitaminë K : Foshnjat lindin me nivele të ulëta të vitaminës të K, e cila ndihmon në koagulimin dhe zhvillimin e kockave. Nëse nëna konsumon hurma gjatë dhe pas shtatzënisë, foshnja mund të marrë një sasi të kësaj vitamine përmes qumështit të gjirit.

Përmban hekur: Hurmat përmbajnë një sasi hekuri dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e anemisë gjatë shtatzënisë. Hekuri ruan hemoglobinën në trup dhe forcon imunitetin tuaj dhe të fëmijës suaj.

Latest articles

Related articles